Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, mbi 50% e diasporës ka ushtruar të drejtën e votës në ambasadat jashtë vendit

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale

8 Shkurt 2025, 15:56 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, mbi 50% e diasporës ka
ambasada e kosoves ne gjermani

KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës po mbahet procesi i votimit për diasporën.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale. Përmes një njoftimi, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës bën me dije se nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 apo 50.91 %. 

NJOFTIMI I KQZ:

Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës.

Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 %. 

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, mbi 50% e diasporës ka

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Ndërkohë, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, emigrantët kanë mundur të votojnë edhe përmes postës

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll