Aktualitet

Aksident në zonën e ish-Kënetës në Durrës, makina përplaset me një motor, niset drejt spitalit i moshuari

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

8 Shkurt 2025, 15:14 Nga B.Z
Aksident në zonën e ish-Kënetës në Durrës, makina
Foto ilustruese

DURRËS - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqarta me një motor i cili po drejtohej nga një i moshuar.

Si pasojë e përplasjes i moshuari ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

aksident durres

Sondazh

Poll