Aktualitet

E rëndë në Ersekë/ 70-vjeçari bie nga skela teksa po punonte, humb jetën në vendngjarje

Ngjarja mësohet se ndodhur rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit.

6 Shkurt 2025, 17:51 Nga N.F
E rëndë në Ersekë/ 70-vjeçari bie nga skela teksa po
Foto ilustruese

ERSEKË- Një incident tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Ersekë. Mësohet se një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi. Ngjarja mësohet se ndodhur rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit.

I moshuari me inicialet Dh. P. ra teksa po punonte në një objekt. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

i moshuari bie nga skela ne erseke humb jeten 70-vjecari

Sondazh

Poll