6 Shkurt 2025, 14:15
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë vit pritet të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore. Nga ministritë përgjegjëse është vijuar me miratimin e procedurave për kryerjen e pagesave të tarifës për pajisjen me licencë të operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve.
Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.
Tarifa e përcaktuar në nenin 14, pika 9, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme.
Në udhëzim përcaktohet se tarifa do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me urdhrin nr. 35, datë 11.11.2009, të ministrit te Financave, “Për miratimin e faturës për arkëtim”. Subjekti, për të proceduar me pagesën, duhet të shkarkojë nga faqja web e Agjencisë faturën për arkëtim. Më tej “Fatura për arkëtim”, paraqitet nga subjekti në bankën e nivelit të dytë për të kryer pagesën.
Banka e nivelit të dytë do të pranojë arkëtimin e tarifës vetëm me paraqitjen e faturës së plotësuar me të dhënat sipas modelit bashkëlidhur. Dokumenti i lëshuar nga banka, që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Cannabis-it. Po ashtu sipas nenit 15 i ligjit për kultivimin e cannabisit për qëllime mjekësore përcaktohej se pas vitit të tretë, operatorët do të paguajnë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimit vjetor, por, në çdo rast, jo më pak se 10, 000, 000 lekë.
Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë.
Në udhëzim thuhet se metodat që do të ndiqen për analizimin do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa paketimi në çdo rast, duhet të plotësojë kërkesat sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, duke përfshirë kritere si etiketa nuk duhet të përmbajë reklamim të produktit dhe të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin. / Monitor
kanabisi mjekesor
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:41
B.Z
Foto nga Dirini i Bardhë
KOSOVË - Radivoje Krasic u rrit në brigjet e Drinit të Bardhë, lumit më të gjatë të K...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:22
M.L
Brunilda Gjoni
TIRANË- Motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni ka treguar detaje se si ka reaguar babai i saj, Hekuran Gjoni, pasi vrau ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:24
E. D
foto ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në lagjen ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zjarri i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Neurologjisë ka ngritur pikëpyetje duke mos qenë...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:52
M.L
Brunilda Gjoni
TIRANë- Motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni ka treguar detaje nga vrasja e vëllait të saj nga i ati Hekuran Gjoni. N&eum...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:06
B.Z
Rrumi i Shijakut
TIRANË - Gjykata e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg, Aleksandër Lahon i...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nënkryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kan&eu...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:42
E. D
Hekuran, Asim Gjoni
TIRANË- Motra e Asim Gjonit Brunilda Gjoni, 41-vjeçarit që u vra me thikë nga babi i tij Hekuran Gjoni ka tr...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:31
M.L
Foto Ilustruese
TIRANË- Detaje të reja dalin në lidhje me operacionin për goditjen e grupit kriminal që falsifikonin dokument...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:30
B.Z
Hekuran, Asim Gjoni
TIRANË - E motra e Asim Gjonit, 41-vjeçarit që u vra me thikë nga babi i tij Hekuran Gjoni ka treguar detaje tron...