Aktualitet

U kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, procedohen tre persona në Durrës, vihet në pranga një i shpallur në kërkim

Mësohet se nga kontrolli i policisë, janë arrestruar tre personat që luanin lojëra fati dhe baste sportive nëpërmjet celularit.

6 Shkurt 2025, 14:35 Nga M.L
U kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, procedohen
Foto Ilustruese

DURRËS- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Durrës për veprën penale të organizimit të lojrave të fatit.

Mësohet se nga kontrolli i policisë, tre personat që luanin lojëra fati dhe baste sportive nëpërmjet celularit, u kapën në flagrancë në tre lokale.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka arritur të arrestojë një 32-vjecar të shpallur në kërkim për të njejtën vepër penale. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Evidentohen dhe goditen 3 raste të kësaj veprimtarie. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas që u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 42 vjeç , E. F., 17 vjeç, dhe E. B., të tre banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është kapur shtetasi A. H., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

3 te arrestuar ne durres

Sondazh

Poll