Aktualitet

FOTO/ U gjet i vrarë në makinë, zbardhet identiteti i viktimës në Lezhë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Viktima është identifikuar si Romario Brunga. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një plumb. 

6 Shkurt 2025, 17:35 Nga r.ll
FOTO/ U gjet i vrarë në makinë, zbardhet identiteti i
vendngjarja

LEZHË- Një i ri, rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Balldren të Lezhës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se viktima është i riu Romario Brunga. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një plumb. 

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka dyshime se mund të ketë kryer vetëvrasje. Siç shihet edhe në pamje, policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen.

romario brunga

Sondazh

Poll