6 Shkurt 2025, 14:44
Nga B.Z
Roland Rexhepi
ELBASAN - Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Donald Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2009.
Prokuroria sqaron se në në kuadër të hetimeve ka rezultuar se Donald Hoxha ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim ndaj ish-efektivit Rexhepi.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës R.R. ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje.
Atentati ndaj Rexhepit ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Roland Rexhepi mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë. Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung”, njëri nga autorët e krimit, ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.
roland rexhepi donald hoxha
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 14:16
B.Z
Niko Topuzi
GREQI - Ishulli grek Santorini është goditur ditët e fundit nga një numër i madh tërmetesh, duke shkaktuar panik ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 14:20
M.B
Nuredin Dumani
TIRANA- Sot në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ku po dëshmon i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. B&eum...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 14:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë vit pritet të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivo...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:41
B.Z
Foto nga Dirini i Bardhë
KOSOVË - Radivoje Krasic u rrit në brigjet e Drinit të Bardhë, lumit më të gjatë të K...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:22
M.L
Brunilda Gjoni
TIRANË- Motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni ka treguar detaje se si ka reaguar babai i saj, Hekuran Gjoni, pasi vrau ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:24
E. D
foto ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në lagjen ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zjarri i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Neurologjisë ka ngritur pikëpyetje duke mos qenë...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:52
M.L
Brunilda Gjoni
TIRANë- Motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni ka treguar detaje nga vrasja e vëllait të saj nga i ati Hekuran Gjoni. N&eum...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 13:06
B.Z
Rrumi i Shijakut
TIRANË - Gjykata e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg, Aleksandër Lahon i...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 12:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nënkryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kan&eu...