Aktualitet

Zjarri në Spitalin e Neurologjisë/ Pacientja dyshohet se i vuri flakën dyshekut në katin -1, detaje...

Për shkak të përbërjes prej sfungjeri, djegia e dyshekut ka shkaktuar tymnajë të madhe duke krijuar panik tek personeli mjekësor dhe paciente e të afërm të tyre që kanë rastisur në atë moment.

6 Shkurt 2025, 13:06 Nga M.B
Zjarri në Spitalin e Neurologjisë/ Pacientja dyshohet se i vuri
Foto ilustruese

TIRANA- Zjarri i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Neurologjisë ka ngritur pikëpyetje duke mos qenë gjithashtu rasti i vetë ku në spitalet e QSUT raportohet një ngjarje e tollë. Policia ka reaguar paraditen e sotme lidhur me ngjarjen duke thënë se dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike ndërsa sipas Top Channel, shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët në këtë shërbim, por që tanimë merr shërbim ambulator, për të cilën ka shkuar edhe një ditë më parë.

Sipas të njëjtit burim, pacientja ka zbritur në katin -1 dhe i ka vendosur flakën një dysheku në një krevat jashtë funksionit. Për shkak të përbërjes prej sfungjeri, djegia e dyshekut ka shkaktuar tymnajë të madhe duke krijuar panik tek personeli mjekësor dhe paciente e të afërm të tyre që kanë rastisur në atë moment. Përveç panikut nuk mësohet të ketë shkaktuar dëme të tjera, qoftë dhe materiale.

qsut

Sondazh

Poll