Aktualitet

I akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e Shijakut"

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Irgen Kërçyku i cili në vitin 2017 mbante detyrën e avokatit të shtetit, mori nga Aleksandër Laho një shumë parash prej 900 mijë lekësh, në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor për abuzimin me 45 mijë metër katrorë tokë në Gjirin e Lalzit.

6 Shkurt 2025, 13:06 Nga B.Z
I akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e
Rrumi i Shijakut

TIRANË - Gjykata e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg, Aleksandër Lahon i njohur ndryshe me pseudonimin "Rrumi i Shijakut", i cili akuzohet për korruspion.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi denimin me 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul një e treta (10 muaj).

Aleksandër Laho akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Irgen Kërçyku i cili në vitin 2017 mbante detyrën e avokatit të shtetit, mori nga Aleksandër Laho një shumë parash prej 900 mijë lekësh, në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor për abuzimin me 45 mijë metër katrorë tokë në Gjirin e Lalzit.

Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës. Në 26 korrik të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

aleksandër laho r gjkko

Sondazh

Poll