Politike

KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje

Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Bardhin, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”. Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.

5 Shkurt 2025, 10:26 Nga B.Z

KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje

TIRANË - Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi për "shpifje" dhe "fyerje".

Mësohet se shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjytaren Etleva Deda, ndërkohë që pritet të përcaktohen edhe datat për seancat gjyqësore. Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Bardhin, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”. 

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes se energjisë elektrike në rrjet. Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyre.

Sondazh

Poll