Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Francë/ Plagoset një 17-vjeçar, në gjendje të rëndë për jetën, arrestohen dy autorë të dyshuar

Motivet e sulmit nuk dihen në këtë fazë të hetimeve. I plagosuri është dërguar në spital me gjendje të rëndë shëndetësore.

4 Shkurt 2025, 20:37 Nga N.F
Sulm me thikë në një shkollë në Francë/ Plagoset
Foto ilustruese

FRANCË- Një nxënës 17-vjeçar i shkollës së mesme u plagos rëndë pas një sulmi me thikë në oborrin e shkollës së tij të martën në Bagnier, Francë. Lajmin e ka konfirmua një burim policor dhe zyra e prokurorit të Nanterres.

Policia u thirr në kompleksin e shkollës Shën Gabriel pasdite. Sipas hetimeve fillestare, një nxënës i ka përdorur një thikë ndaj një nxënësi të mitur përpara se të arratisej. Motivet e sulmit nuk dihen në këtë fazë të hetimeve. I plagosuri është dërguar në spital me gjendje të rëndë shëndetësore. Dy persona janë arrestuar tashmë, sipas prokurorisë. Dy të arrestuarit mësohet se janë mbi 18 vjeç.

sulm me thikë në një shkollë në francë

Sondazh

Poll