Politike

Kërkon pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Ervin Salianjit më 11 Mars

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

4 Shkurt 2025, 14:27 Nga B.Z
Kërkon pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton
Ervin Salianji

TIRANË - Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më datë 11 Mars, rekursin e bërë nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili kërkon pezullimin e dënimit me burg të vendosur nga Gjykata e Apelit në lidhje me dosjen Babale. Seanca do të mbahet më 11 mars 2025, në orën 10:00, ndërsa relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

 

Sondazh

Poll