Politike

Administrata e prokurimet/ Kreu i OECD-së: Pika e dobët e Shqipërisë, niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë

Ai deklaroi se besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale gjë në Shqipëri sipas tij mungon.

4 Shkurt 2025, 13:11 Nga B.Z
Administrata e prokurimet/ Kreu i OECD-së: Pika e dobët e
Takimi

TIRANË - Kreu i OECD-së Gregor Virant, gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të SIGMA/OECD, e cilësoi Shqipërinë si lider në rajon sa i takon progresit të deritanishëm të administratës publike. Por Virant përpos arritjeve u shpreh se Shqipëria ka edhe një pikë të dobët. Ai deklaroi se niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë.Gjithashtu ai u shpreh se besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale gjë në Shqipëri sipas tij mungon.

"Pika e dobët?
"Niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë",- u shpreh Virant.

oecd

Sondazh

Poll