4 Shkurt 2025, 13:15
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se për të luftuar korrupsionin në vend duhet që të modernizohet sistemi. Rama gjatë fjalës së tij mori shembull gjermanët duke u shprehur se ata nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem shtetëror që e bën të vështirë. Rama gjithashtu theksoi se në vendin tonë kishte punonjës të ambasadës gjermane që i jepnin makinës pa rrip sigurimi. Më tej Kryeministri u shpreh se të marrësh punonjës të administratës shqiptare nga një strukturë që ka problematika me korrupsionin dhe ku ata të jenë të afektuar dhe t’i çosh në Gjermani nuk korruptohen.
"Gjermanët nuk janë nga natyra të pa-korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem shtetëror që e bën shumë të vështirë. E kam thënë me kohë shembullin shqiptar në Gjermani që, deri përpara disa vjetësh të paktën, ishte kjo që “Të hipi në makinë dhe të ndezim makinën pa vendosur rripin e sigurimit nuk ka”. Në Shqipëri kishte punonjës të ambasadës gjermane që i jepnin makinës pa rrip sigurimi. Pra, nuk është personi, është sistemi dhe është gjithë mjedisi që e bën kështu ose ashtu.
Po të marrësh punonjës të administratës shqiptare nga një strukturë që ka problematika me korrupsionin dhe ku ata të jenë të afektuar dhe t’i çosh në Gjermani nuk korruptohen. Më sillni mua disa gjermanë t’i çoj diku në një zyrë ku akoma ne e dimë që kemi problematika të tilla dhe do t’i shohim pas 40 ditësh, kur të kalojnë ato 40 ditët e tundimeve të Krishtit. Kështu që, është shumë gjë e madhe për ne që SIGMA të vlerësojë Shqipërinë në krye për prokurimet publike. Unë e besoj shumë fort që ne kemi bërë një transformim të madh dhe këtë e tregojnë të gjitha llojet e të dhënave pavarësisht se, në këtë rast, perceptimi është krejt tjetër," tha Rama.
edi rama
Politike
4 Shkurt 2025, 13:08
B.Z
TIRANË - Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për leht&...
Politike
4 Shkurt 2025, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me raportin e monitorimit të OECD/SIGMA në lidhje me prokurorim...
Politike
4 Shkurt 2025, 12:49
B.Z
Takimi
TIRANË - Këtë të martë u prezantuan gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA. Gjetjet e raportit dhanë n...
Politike
4 Shkurt 2025, 12:34
I.A
PD
TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaq&...
Politike
4 Shkurt 2025, 12:07
B.Z
Forcat e Armatosura
TIRANË - Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkomb&eum...
Politike
4 Shkurt 2025, 11:57
B.Z
Ilirjan Celibashi
TIRANË - Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët u ndal edhe te propozimi i opozi...
Politike
4 Shkurt 2025, 11:47
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se ndryshimi i Kodi...
Politike
4 Shkurt 2025, 11:14
B.Z
Celibashi
TIRANË - Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dhënë mesditën e sotme detaje në lidhj...
Politike
4 Shkurt 2025, 10:40
I.A
Franc Nuri
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri ka reaguar ndaj një k&eum...
Politike
4 Shkurt 2025, 10:31
B.Z
Nicholas Abbott
TIRANË - Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar këtë të mart&e...