Sport

Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën dhe të enjten, do të luhen katër sfidat çerekfinale…

Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 shkurt, ndërsa takimet e kthimit më 26 shkurt.

4 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën dhe të enjten, do

TIRANE - Kampionati i Superiores mbylli të shtunën javën e 23-të. Në mesjavë, duke filluar nga e mërkura, FSHF ka programuar të luhen ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Nëse turet e mëparshëm është luajtur me system eliminimi, ndërkohë që ky tur deri në përfundim do të luhet me sistem vajtje-ardhje, ku takimet e para do të luhen në fushat e renditura në vazon e dytë.

Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 shkurt, ndërsa takimet e kthimit më 26 shkurt.

Katër çiftet çerekfinaliste të këtij turi janë:

AF Elbasani - Vllaznia

Bylis - Egnatia

Laçi - Partizani

Dinamo City - Skënderbeu (të enjten, 6 shkurt)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll