Sport

“Goditja” e katërt në janar… Nico Gonzalez firmos me Man.Cityn deri në 2029!

Mesfushori Nico Gonzalez ka nënshkruar kontratë 4.5-vjeçare me Manchester Cityn.

4 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA

“Goditja” e katërt në janar… Nico Gonzalez firmos

ANGLI - Pas Abdukodir Khusanov, Vitor Reis dhe Omar Marmoush, Manchester City zyrtarizoi mbrëmjen e së hënës ardhjen e mesfushorit Nico Gonzalez (23 vjeç) nga Porto.

Mesfushori i gjithanshëm ka nënshkruar një kontratë 4.5-vjeçare, e cila e mban te klubi i Mançesterit deri në qershor të vitit 2029. Sipas disa burimeve, City ka paguar 60 milionë euro për të rekrutuar Gonzalezin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll