Sport

Sulmuesi anglez po lufton për jetën, pas një aksidenti të rëndë automobilistik...

Jordan Chiezdozie, 30 vjeç, luan për Bashley FC në divizionin e 7-të të Anglisë.

3 Shkurt 2025, 21:06 Nga DOSJA
Sulmuesi anglez po lufton për jetën, pas një aksidenti të

ANGLI - Jordan Chiezdozie, një sulmues anglez 30-vjeçar, po lufton për jetën, pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

Informacioni u publikua sot nga gazeta angleze 'The Sun', duke thënë se sulmuesi, i ardhur nga radhët e të rinjve të Bournemouth, ka pësuar "fraktura të shumta kockash dhe lëndime të tjera fizike" përpara se të transportohej në një njësi spitalore afër vendit të aksidentit.

Sipas të njëjtit burim, Jordan Chiezdozie, i cili tani luan për Bashley FC në divizionin e 7-të anglez, po kthehej nga ndeshja kundër Tavistock, së bashku me fizioterapisten e klubit, Reighan Taylor, kur makina me të cilën udhëtonin pësoi një shpim në gomë.

Teksa kanë tentuar të zgjidhin situatën, mjeti ka përfunduar duke u përplasur nga një mjet tjetër me shpejtësi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda futbollistit.

Bashley FC më vonë raportoi se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ishte arrestuar për "drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktim të dëmtimeve të rëndë përmes drejtimit të rrezikshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll