Sport

Morata brenda 24 orësh prezantohet dhe merr fitoren e parë me ekipin e ri!

Spanjolli nuk pati mundësinë të ndihmonte në zgjerimin e fitores së Galatasaray-t, me të vetmin veprim të veçuar nga ndeshja që ishte një kros i gjatë i Osimhen, i cili kërkonte pikërisht Moratën për një goditje me kokë.

4 Shkurt 2025, 00:19 Nga DOSJA
Morata brenda 24 orësh prezantohet dhe merr fitoren e parë me ekipin e

TURQI - Alvaro Morata, vetëm një ditë pas largimit nga Milani dhe shpalljes si lojtar i Galatasarayt, ka djegur etapat dhe ka debutuar menjëherë me fanellën e "Luanëve". Sot, në ndeshjen kundër Gaziantep (fituar 1-0), e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit turk, 32-vjeçari, ish-lojtar i Real Madridit, ka bërë debutimin e tij, edhe pse jo në mënyrën më të spikatur.

I futur në lojë në minutën e 69-të në vend të Dries Mertens, Morata pati shumë pak prekje të topit dhe nuk pati asnjë rast për të provuar një goditje drejt portës. Spanjolli nuk pati mundësinë të ndihmonte në zgjerimin e fitores së Galatasaray-t, me të vetmin veprim të veçuar nga ndeshja që ishte një kros i gjatë i Osimhen, i cili kërkonte pikërisht Moratën për një goditje me kokë. Pas përfundimit të takimit, Morata iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për të festuar me tifozët, duke kënduar dhe kërcyer së bashku me ta.

Galatasaray vazhdon të kryesojë Superligën, duke mbetur i pamposhtur pas 21 ndeshjeve (18 fitore dhe 3 barazime). Jo vetëm kaq: me këtë fitore, ata shkëputen me gjashtë pikë nga Fenerbahçe i Mourinhos, i cili ndodhet në vendin e dytë. Një sezon ëndrrash për "Luanët", të cilët tani e tutje do të kenë në dispozicion edhe Moratën, krahas Osimhen, për të frikësuar kundërshtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll