Politike

A do të ketë intervistë të katërt dhe cili do të jetë subjekti? Përgjigjet Ahmetaj: Merruni me denoncimet që kam bërë dhe pastaj...

Ai tha në përgjigjen e tij se mediat fillimisht duhet të merren me denoncimet që ka bërë deri tani dhe më pas të presin intervistën e katërt.

3 Shkurt 2025, 22:20 Nga r.ll
A do të ketë intervistë të katërt dhe cili do të
arben ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me denoncimet e bëra në tre daljet e tij dhe intervistën e fundit. Në një lidhje live me emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj iu përgjigj edhe pyetjes se a do të ketë intervistë të katërt dhe cili do të jetë subjekti i saj.

Ai tha në përgjigjen e tij se mediat fillimisht duhet të merren me denoncimet që ka bërë deri tani, ku tha se shumë prej mediave dhe portaleve, për të cilat u shpreh se "kontrollohen nga qeveria dhe spindoctor", kanë heshtur. Ahmetaj konfirmoi po ashtu realizimin e një interviste të katërt. 

Pyetje: A do të ketë intervistë të katërt dhe cili do të jetë subjekti?

Ahmetaj: SPAK ka vepruar ka ndërruar prokuror. Janë hequr dy të parët dhe e ka marrë Dumani vetë. Hoqi Millonain dhe vendosi dikë tjetër, që nuk e njoh dhe nuk e paragjykoj dhe mundohen të fusin lloj supozimesh konspiracioni. Unë sigurisht do bëj të katërtën dhe nuk ka lidhjë më përditshmërinë. Në një vend ku drëjtësia merrët me denoncuesin me të gjitha instrumentat mbi përtej ligjor, sigurisht që çdo person do të krijojë mozaikun e vet. E dyta merruni më denoncimet që kam bërë. Heshtje totale nga televizonet kombëtare nga portalet që i kontrollon qeveria, që i financon qeveria e “spindoctor”, kjo do jetë dhe një pjesë e vogël e të katërtës. Konsumoni kto, verifikoni faktet si e verifikoi Plug atë të AKSHI-t, që është vetëm maja e ajsbergut. Shpresoj të jem gjallë dhe ta shlyej nderin që më ka bërë PS, duke më bërë pjesë të saj dhë ministër të saj, dhe që unë jam munduar pafund për t’ja shlyer. Dikush më quan mashtrues dhe num merret me faktet, nuk kam punë më kta. Unë tërë jetën time kam qenë i strukturuar, merrni letrat e mia, merrni borxhin, letrat për inceneratorët dhe sterilizimin. Unë te çështja “Buka” akuzohem se kam mbrojtur interesat e shtetit. Po ka një të katërt po konsumoni fillimisht këto.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll