Sport

Pas Gimenez, Milani gati ta mbyllë edhe me Joao Felix!

Portugezi dëshiron të veshë fanellën kuqezi dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, mbrëmë ka shkuar nga Italia për në Angli për të biseduar direkt me drejtuesit e Chelseat për sulmuesin.

3 Shkurt 2025, 16:02 Nga DOSJA
Pas Gimenez, Milani gati ta mbyllë edhe me Joao Felix!

ITALI - Joao Felix është objektivi kryesor i Milanit në ditën e fundit të merkatos së dimrit. Portugezi dëshiron të veshë fanellën kuqezi dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, mbrëmë ka shkuar nga Italia për në Angli për të biseduar direkt me drejtuesit e Chelseat për sulmuesin.

Tashmë menaxheri i njohur e ka zhvilluar takimin e parë për të arritur deri te nënshkrimi. Sot ai do të insistojë. Do të ketë kohë deri në mesnatë kur të mbyllet afati i merkatos. Një “operacion” jo fort i lehtë, por është më afër se kurrë më parë që të realizohet.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit, i cili i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje si titullar në Premierligë me “Blues” në këtë sezon, dëshiron të ndërrojë mjedis. Kuqezinjtë e vlerësojnë shumë përfaqësuesin portugez, por nuk janë të gatshëm të harxhojnë shumë para për të.

Mendes është në presion: dëshiron ta gjejë gjuhën e përbashkët mes dy klubeve dhe ta plotësojë dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga ekipi i Enzo Marescas. Milani e do lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje sot për ta parë Joao Felixin me fanellën kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll