Sport

Manuel Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2026...

Bayern Munich zyrtarizoi të hënën zgjatjen e kontratës së portierit ikonik Manuel Neuer, tashmë i lidhur me klubin deri në vitin 2026.

3 Shkurt 2025, 19:33 Nga DOSJA
Manuel Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2026...

GJERMANI – Në fund të sezonit, Manuel Neuer (38 vjeç, 1.93 m) nuk do të largohet, por do të vazhdojë me Bayern Munich.

Portieri ikonë ka nënshkruar edhe për një sezon të ri, deri në qershor 2026, me klubin bavarez, i cili zyrtarizoi lajmin të hënën.

Neuer iu bashkua Bayernit në vitin 2011 dhe ka mbajtur shiritin në krah që nga viti 2017. Në të gjitha garat, ai ka luajtur 547 ndeshje dhe ka fituar dy Champions League (2013 dhe 2020) me klubin më të suksesshëm gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll