Bota

Vrasja e Sulejmanit/ Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Irak. 80 të vdekur. Khamenei: Shuplakë për SHBA-në! Kërcën

8 Janar 2020, 06:13 Nga DOSJA
Vrasja e Sulejmanit/ Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Irak. 80

IRAK- Irani hakmerret ndaj SHBA-së për vrasjen e  gjeneralit Kasem Sulejmani. Teherani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy baza bazat ajërore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak. Sulmi ndaj bazave amerikane, ku edhe ishin strehuar rreth 5 mijë trupa është kryer rreth orës 01:30 me orën lokale, nga një distancë prej 10 kilometrash. Raportohet se kanë humbur jetën të paktën 80 persona.

Sùlmin e kanë marrë përsipër Garda Revolucionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ndërsa lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka deklaruar se sulmet ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak ishin shuplakë në fytyrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë deklaratës së tij, Khamenei nuk i  kursyer akuzat dhe paralajmërimet ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj. Lideri suprem ka përmendur në fjalën e tij edhe Shqipërinë, edhe pse pa emër.

“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit,“-është shprehur Khamenei. Kjo pasi Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka strehuar muxhahedinët nga Irani, të cilët njihen si opozitë në vendin e tyre dhe janë kundër regjimit të liderit suprem.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Donald Trump, i cili është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë duke premtuar edhe sanksione të tjera ndaj vendit të Lindjes së Mesme. Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë më mediet u shpreh: “Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,”.

Ky veprim vjen pas vrásjes së gjenerálit iranian Kasem Sulejmanit në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi:CNN

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump irani nis luftën irani sulmon bazat amerikane kasem sulejmani vrásja e gjeneralit iranian donald trump irani nis luftën irani sulmon bazat amerikane kasem sulejmani vrásja e gjeneralit iranian

Sondazh

Poll