Sport

Ibrahimovic vlerëson Gimenezin: “Është po aq i fortë sa unë”…

Milani ka realizuar transferimin më të madh të këtij sezoni me sulmuesin meksikan Santiago Gimenez.

3 Shkurt 2025, 13:30 Nga DOSJA

Ibrahimovic vlerëson Gimenezin: “Është po aq i fortë

ITALI - Sulmuesi meksikan, i cili ka shkëlqyer te Feyenoord në dy vitet e fundit, u prezantua zyrtarisht me tifozët e kuqezinjve në një takim me legjendën e klubit, Zlatan Ibrahimovic.

Gimenez ka impresionuar në Holandë, duke ndihmuar Feyenoord të fitojë titullin e ligës dhe duke performuar në mënyrë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke i bërë ballë skuadrave të fuqishme si Bayern Munich.

Milani e ka ndjekur prej kohësh talentin e tij, dhe Gimenez ka treguar qartë se dëshironte vetëm të luante për kuqezinjtë. Ai ka ndarë edhe foto nga fëmijëria, ku pozon me fanelat e Milanit, dhe transferimi u finalizua me ndihmën e Ibrahimovicit, ftesën e të cilit Gimenez nuk mundi ta refuzonte.

Klubi italian ka paguar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e Gimenezit, plus bonuse që nuk do të jenë më pak se 5 milionë euro.

Gimenez, i cili ka një fizik të ngjashëm me Ibrahimovicin, tashmë ka vizituar San Siron dhe është përshëndetur nga tifozët e Milanit. Ai ka ndjekur edhe derbin e Madonnina kundër Interit, duke u ulur në tribuna në shoqërinë e Ibrahimovicit.

Ibrahimovic vlerëson Gimenezin: “Është po aq i fortë

“Vendimet që kemi marrë këtë dimër janë të gjitha për të përmirësuar ekipin. A është Gimenez aq i fortë sa Vieri? Jo, ai është si Ibra. Ai është në një nivel tjetër. Ne e kemi ndjekur dhe e kemi dashur që në korrik, por nuk kishte mundësi atëherë. Tani ai është këtu me ne”, tha Ibrahimovic për transferimin.

Gimenez do të nënshkruajë një kontratë që zgjat deri në vitin 2029. Ai do të veshë fanellën me numrin 7, që më parë mbante Morata.

Ky qendërsulmues 23-vjeçar ka shënuar 45 gola në 73 ndeshje për Feyenoord, pasi u transferua nga Meksika në Holandë. Ardhja e tij pritet të japë një shtytje të re sulmit të Milanit dhe të ndihmojë klubin në garat vendase dhe ndërkombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll