Politike

Seanca për drejtorin e RTSH-së te "Media"/ Tullumani: Mendova të votoja një kandidat që ishte brenda kolektivit që i njeh problemet! Zhupa: Nuk mund të deklaroni votën

Kandidatët brenda kolektivit të RTSH-së ishin Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. 

3 Shkurt 2025, 16:44 Nga r.ll
Seanca për drejtorin e RTSH-së te "Media"/ Tullumani:
pamje nga seanca

TIRANË- Komisioni i Medias ka mbajtur sot një seancë dëgjimore në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së.

Gjatë fjalës së tij, anëtari i këshillit drejtues të RTSH-së, Edmond Tullumani tha se ishte pro një kandidati që ishte brenda kolektivit të RTSH. Kandidatët e tillë ishin Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. 

Pas fjalës së tij Zhupa iu drejtua duke i thënë se nuk mund të deklarojë votën e tij. 

Diskutimi: 

Tullumani: Kurrë nuk kam gjetur qetësi për shkak të përplasjes të legjislativit me ekzekutivin. Po mirë gjithë këta drejtorë që vinim aty ishin të këqinj. Kam qenë objektiv si në rastin konkret. Mendova se këtë rast do të ishte një që e duan punonjësit. Nuk do të ishte një drejtor që do të ziheshim prapë. Nuk do të ishte drejtor që ta quanin hajdut. Mendova të isha preferencial për atë që është brenda kolektivit të RTSh, që të njohë hallet e problemet e të ishte pakontestuar.

Zhupa: Nuk mund të deklaroni votën. Sapo e bëtë. Thatë që keni preferencë të përzgjidhni zonjën Polo.

Tullumani: Jo nuk e kam me atë. Ka dhe një kandidat tjetër. 

edmond tullumani komisioni i medias

Sondazh

Poll