Aktualitet

U dyshua për një të plagosur, Policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës

Policia ka shkruar në vendngjarje dhe ka rezultuar se personi nuk ishte i plagosur. Më tej bëhet me dije se personi me inicialet F. D. pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

3 Shkurt 2025, 16:03 Nga N.F

U dyshua për një të plagosur, Policia zbardh ngjarjen në

VAU I DEJËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me raportimet për një të plagosur në Vaun e Dejës. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se sot rreth orës 11:20 një person ka telefonuar se në një stan në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Policia ka shkruar në vendngjarje dhe ka rezultuar se personi nuk ishte i plagosur. Më tej bëhet me dije se personi me inicialet F. D. pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë. Ai u transportua me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes. Fatmirësisht ai jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes. Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.

policia vau i dejes

Sondazh

Poll