Aktualitet

EMRI/ Humbi jetën në vendin e punës, 77-vjeçari punonte roje me turne në Korçë, kushtet e vështira ekonomike e detyruan të punonte edhe pas daljes në pension

77-vjeçari humbi jetën paraditen e sotme në vendin e punës si pasojë e një arresti kardiak. 

3 Shkurt 2025, 15:39 Nga N.F
EMRI/ Humbi jetën në vendin e punës, 77-vjeçari punonte
Foto ilustruese

KORÇË- Një 77-vjeçar humbi jetën sot në vendin e punës në Korçë. I moshuari është identifikuar si Nikollaq Kacimbro. 77-vjeçari humbi jetën paraditen e sotme në vendin e punës si pasojë e një arresti kardiak. 

77-vjeçari kishte dalë në pension por përshkak të kushteve të vështira ekonomike ai vijonte të punonte. Ai punonte në një godinë në zonën e SMT-së si roje me turne. Sipas familjarëve ai ishte turni i 3-të dhe mëngjesin e sotëm familja e tij e priste në shtëpi.

Duke qenësë 77-vjeçari është vonuar për tu kthyer në shtëpi familjarët kanë shkruar në vendin e punës dhe e kanë gjetur të pajetë. Ai jetonte me bashkëshorten si dhe djalin e tij që trajtohet me kemp. 

humbi jetën në vendin e punës

Sondazh

Poll