3 Shkurt 2025, 13:03
Nga B.Z
Erzen Breçani
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar mesditën e kësaj të hëne kërkesën e 6 të akuzuarve për dosjen "Metamorfoza 2", për t’u gjykuar me formën e procedurës së shkurtuar, nga e cila mund të përfitojnë ulje të dënimit në rast se shpallen fajtor për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme.
Konkretisht, u pranua kërkesa e ish-shefit të Krimeve në Komisariatin numër.6, Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ndërsa Jonida Babameto ish specialiste në zyrën e Interpol Tirana dhe Erzen Breçani ish-zëvendës drejtuesi i Policisë Tiranë kërkuan gjykim të zakonshëm.
Sakaq gjatë seancës gjyqësore Breçani u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK. Ai u shpreh se ka arsyet e tij pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Për këtë arsye çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Brecanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto. Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.
Erzen Breçani: “Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”.
Të pandehurit akuzohen për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”. Hetimet për këtë dosje u mbyllën në 6 gusht të vitit 2024 nga prokurori Vladimir Mara.
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:45
I.A
Leka Bungo
TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. Gjat&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:42
E. D
pamje nga aksidenti
ERSEKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e re të Ersekës. Siç shihet edhe n&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtat...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:12
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme n&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:56
E. D
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në fshatin Çorrush të Mallaka...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:01
I.A
Policia
VAU I DEJËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotmë në malin e Cukalit në Vaun e Dejës. Mësohet se jan&...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:48
E. D
Behar Sofia
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vr...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:12
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë. Policia b...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:00
B.Z
Ramaza Mataj
SHKODËR - Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 10:24
B.Z
Erdgys Arrazi, Alma Arrazi
SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkë...