Aktualitet

Gara për drejtorin e RTSH/ Mevlan Shanaj votoi nga Vietnami! Bungo pranon gabimin: Nuk e dija por nuk ishte rasti i parë

Bungo u shpreh se nuk duhej të kishte lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. 

3 Shkurt 2025, 13:28 Nga DOSJA
Gara për drejtorin e RTSH/ Mevlan Shanaj votoi nga Vietnami! Bungo pranon
Komisioni i Medias

TIRANË- Debate kanë ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias. Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSh dhe përfaqësuesit e këtij këshilli pranuan se gabuan që lejuan votimin nga Vietnami por se vota e tij nuk ka ndikuar në rezultat. Bungo u shpreh se nuk duhej të kishte lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. 

“Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri e nuk ka punuar asnjë ditë në media. Është në konflikt interesi të hapur. Ajo e di mirë. Ajo vijon të japë urdhra e të emërojë njerëz në punë. Unë nuk duhej të kisha lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami.  Kjo nuk ishte hera e parë që u bë” tha Leka Bungo.

Ndërkohë Genci Përmeti tha se duhej të kishin një asistencë juridike.

"Kryetari bëri një vetëfshikullim për një anëtar që votoi nga jashtë. Nuk është se nuk u pyet. por na u tha që ishte e ligjshme. Ndoshta ne kemi gabuar. Duhej ta kishim kontestuar, por thembra e Akilit duhej të ishte asistencë juridike. Këshilli e ka diskutuar dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument. Jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument," tha ai. 

Leka Bungo:  Janë 3 votime. E nuk mund të fshihet pas votës së fshehtë.

Ilir Keko: Nuk mund të pranoj që kam votuar në kundërshtim me ligjin, aq më tepër me bindje. Vazhdoj ti qëndroj mendimit që kam bërë dhe kam votuar duke menduar për më të mirën e atij institucioni. Kam votuar ndershmërit. Nuk mendoj se kemi shkelur ligjin.

Zhupa: Vota e fshehtë e nga Vietnami e zotit Shanaj është votë e fshehtë?

Ilir Keko: Nuk është rasti i parë. Në të kaluarën profesor Shezair Rrokaj ka votuar për postin e kreut të këshillit drejtues me zarf.

Zhupa: nuk është e njëjta gjë

Ilri Keko: Kërkesa për të votuar Shanaj ka qenë e kryetarit. Ka kontaktuar sekretarja me të. 
Është votë e fshehtë. se nuk e dinin anëtarët

Zhupa: Nuk ishte votë e fshehtë, e dinte sekretarja. 

Ilir Keko: Procesi në gjykimin tim për zgjedhjen e drejtorit nuk e pranoj që është në kundërshtim me ligjin. Nuk e diskutoj fare.

komisioni i medias

Sondazh

Poll