Aktualitet

Gara për zgjedhjen e drejtorit të RTSH/ Bungo: Në atë institucion mungon transparenca, zv. drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin

Bungo më tej solli rastin e kandidates Aurora Polo, duke thënë se u fut në garë edhe pse nuk plotësonte kriterin kryesor, dhe po në të njëjtat kushte paligjshmërie ishte zgjedhur edhe zv.drejtoreshë.

3 Shkurt 2025, 12:45 Nga I.A
Gara për zgjedhjen e drejtorit të RTSH/ Bungo: Në atë
Leka Bungo

TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. Gjatë fjalës në Komisionin për Mediat, Bungo ka theksuar se thotë se kryetari i këshillit drejtues të RTSH nuk ka asnjë fuqi të veprojë edhe kundër paligjshmërive. Bungo më tej solli rastin e kandidates Aurora Polo, duke thënë se u fut në garë edhe pse nuk plotësonte kriterin kryesor, dhe po në të njëjtat kushte paligjshmërie ishte zgjedhur edhe zv.drejtoreshë.

"Në atë institucion mungon transparenca. Zv drejtoresha u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen", tha Bungo. 

leka bungo

Sondazh

Poll