Sport

Alarm te 'los blancos'... Dëmtimi i Rüdiger, një problem i shtuar për Real Madridin!

Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e qendërmbrojtësit gjerman, i cili dobëson mbrojtjen e bardhezinjve në një moment vendimtar të sezonit.

3 Shkurt 2025, 11:00 Nga DOSJA

Alarm te 'los blancos'... Dëmtimi i Rüdiger, një

SPANJE - Real Madridi nuk rrezikon kurrë të thotë se për sa kohë do të mungojnë lojtarët e dëmtuar, a thua sikur me magji, ata gjithmonë shërohen më shpejt nga sa pritet. Një ditë pas humbjes me Espanyol (1-0), klubi madrilen konfirmoi me një dekleratë shumë të shkurtër, se Antonio Rüdiger ka një dëmtim në bicepsin e këmbës së djathtë, dhe vetëm kaq.

Mediat që zakonisht mbulojnë çështjet aktuale të Madridit vlerësojnë se qendërmbrojtësi gjerman do të rikthehet pas rreth 20 ditësh. Në këtë periudhë kohore, Real Madridi luan për dy tituj dhe kryesimin e Ligës:

Këtë të mërkurë në xhiron e 16-tës të Kupës së Mbretit, në një ndeshje të vetme në fushën e Leganesit dhe të shtunën luan ‘klasiken’ në Liga do të jetë përballë Atletico Madridit, në një ndeshje në të cilën epërsia do të jetë në rrezik.

Më pas, bardhezinjtë do të luajnë për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në një  ‘play-off’ të tensionit të lartë kundër Manchester City: më 11 shkurt në Etihad dhe më 19, në Santiago Bernabéu. Dhe, në mes, një udhëtim në Ligë në fushën gjithmonë të komplikuar të Osasuna.

Përvoja thotë se afatet e rikuperimit të zbuluara nga Real Madridi duhet të merren me pak kripë dhe ish-lojtari i Chelseat, me shumë gjasa do të fokusohet në rikuperimin për përballjen europiane kundër Cityt.

Sidoqoftë, mungesa e tij lë të prekur një bërthamë të mbrojtjes së bardhezinjve, e cila tashmë ka të bëjë pa Eder Militaon, i cili është i dëmtuar prej kohësh dhe që ruan të panjohurën e David Alaba, i cili nuk është rishfaqur ende pas dëmtimit tij të rëndë dhe nuk ka ritëm për të garuar.

Në mungesë të këtyre lojtarëve, ishte Rüdiger ai që mbajti mbrojtjen, duke bashkëpunuar me një Aurélien Tchouaméni të konvertuar, i cili krijon mjaft dyshime dhe me paraqitjen e një Raul Asencio, që nuk ka plotësisht besimin e Carlo Ancelottit. Jesús Vallejo është në dispozicion, por ai nuk llogaritet nga trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll