Sport

MAHNITËSE!... Lamine Yamal driblon 6 lojtarë, Flick: "Si Messi dhe Maradona? Jo, ai është një gjeni, por nuk ka krahasim"

Ajo që kujtohet nga ndeshja ishte aksioni i Lamine Yamal, i cili, pasi dribloi 6-7 lojtarë kundërshtarë duke nisur nga mesfusha, i shërbeu Raphinhas, i cili goditi jashtë nga skaji i zonës.

3 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA

MAHNITËSE!... Lamine Yamal driblon 6 lojtarë, Flick: "Si Messi

SPANJE - Barcelona mposhti me vështirësi Alaves, 1-0, falë golit tashmë të zakonshëm të Robert Lewandowskit, i cili tani ka arritur në 18 gola në La Liga.

Por ajo që mbetet në kujtesë nga kjo ndeshje, është një aksion i shkëlqyer nga Lamine Yamal, i cili, pasi dribloi 6-7 lojtarë kundërshtarë duke nisur nga mesfusha, i shërbeu Raphinhas, i cili goditi jashtë nga skaji i zonës.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Blaugranas, Hansi Flick, e lavdëroi Yamal, por e mbrojti talentin katalanas nga krahasimet e rënda me gjenitë e së kaluarës: “Edhe sot pamë se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Sot pamë një version shumë të mirë të repertorit të tij.

Ai është fantastik që e kemi në skuadrën tone. Krahasimet me Messin dhe Maradonën? Jam i lumtur që luan për Barcelonën, në moshën 17-vjeçare, ai po ecën shumë mire”.

Shikojeni videon e aksionit:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll