Aktualitet

E rëndë në Mallakastër/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër, policia: Nuk dyshohet për ngjarje kriminale

Mësohet se të moshuarit janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, rreth 90 vjeç.

3 Shkurt 2025, 11:56 Nga E. D
E rëndë në Mallakastër/ Gjenden të vdekur në
foto ilustruese

MALLAKASTËR- Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në fshatin Çorrush të Mallakastër. Mësohet se të moshuarit janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, rreth 90 vjeç.

Gjithashtu policia bën të ditur se nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak. Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

sabri velaj novrus velaj

Sondazh

Poll