Bota

VIDEO/ Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje masive në Itali, zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi

Siç shihet edhe në video lumenjtë e dalë nga shtrati, duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makina të parkuara pranë ujërave.

3 Shkurt 2025, 09:01 Nga E. D
VIDEO/ Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje masive në Itali,
pamje nga vendngjarja

ITALI- Reshjeshjet e dendura dhe breshëri kanë shkaktuan përmbytje dhe dëme në disa pjesë të Siçilisë. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu bëhet e ditur se në vetëm katër orë ra sasia e reshjeve që zakonisht bie për një muaj, duke e bërë sistemin e kullimit të paaftë të përballonte prurjet. Siç shihet edhe në video lumenjtë e dalë nga shtrati, duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makina të parkuara pranë ujërave.

Po ashtu moti i keq ka prekur edhe Kalabrinë, ku kryetari i bashkisë së Catanzaros, Nicola Fiorita, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljen nga shtëpia për të garantuar sigurinë e tyre.

Autoritetet meteorologjike paralajmëruan me kohë për rrezikun, duke ndihmuar në shmangien e viktimave. Megjithatë, situata mbetet e rëndë dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme.

moti keq ne itali

Sondazh

Poll