Bota

"Luftë" tregtare në Amerikë/ Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendos tarifa 25% për produktet amerikane

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi të shtunën se do të vendoste tarifa 25% për produktet amerikane, në total 102 miliardë euro.

2 Shkurt 2025, 22:47 Nga N.F
"Luftë" tregtare në Amerikë/ Kanadaja i përgjigjet
Trump dhe Trudeau

KANADA- Kanadaja po i përgjigjet me tarifa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane pas vendimit të Trump për të vendosur tarifa 25% për produktet kanadeze të importuara në SHBA. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave të vendit, tarifat për produktet e importuara me vlerë 30 miliardë euro pritet të hyjnë në fuqi nga e marta e 4 shkurtit.

Këto masa pritet të mbeten në fuqi derisa SHBA të heqë tarifat e vendosura nga Trump ndaj Kanadasë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi të shtunën se do të vendoste tarifa 25% për produktet amerikane, në total 102 miliardë euro.

Vlen të theksohet se kjo sasi përkon me 1/5 e importeve vjetore amerikane në Kanada. Tarifat gjithashtu kanë hyrë në fuqi dhe kanë të bëjnë me produktet e konsumit aktual, si birra, vera dhe borboni amerikan, frutat dhe lëngjet por edhe për perimet, parfumet, rroba dhe këpucë, pajisje shtëpiake, mobilje dhe pajisje sportive, materiale si druri dhe plastika.

Shumë analistë thonë se Kanadaja mund të zhytet në recesion nëse këto tarifa nuk hiqen brenda pesë deri në gjashtë muaj dhe se si rezultat i kësaj politike, shumë kanadezë mund të humbasin punën e tyre. Ata raportojnë gjithashtu se sektori i automobilave pritet të pësojë një goditje të madhe sapo këto tarifa të hyjnë në fuqi.

trudeau trump shba kanada

Sondazh

Poll