3 Shkurt 2025, 07:50
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së do të vendosen patjetër, duke përsëritur ankesat që ai ka bërë shumë herë në të kaluarën për deficitin e madh tregtar të SHBA-së me BE-në, si dhe dëshirën e tij që Evropa të fillojë të importojë më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.
"Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian, mund t'ju them këtë. Nuk do të thosha se ka një afat kohor, por do të ndodhë shumë shpejt. Ata po na shfrytëzojnë (...) Ne kemi një deficit prej 300 miliardë dollarësh. Ata nuk blejnë makinat tona, nuk blejnë produktet tona bujqësore, pothuajse asgjë, ndërsa ne blejmë gjithçka, miliona automjete, nivele të mëdha të produkteve bujqësore", tha Trump.
Trump njoftoi gjithashtu të dielën, se do të fliste këtë mëngjes me kryeministrin kanadez në largim Justin Trudeau, si dhe me qeverinë meksikane, pas vendosjes së tarifave prej 25% për produktet e importuara nga të dy vendet.
“Do të flas me kryeministrin Trudeau nesër në mëngjes, do të flas edhe me Meksikën nesër në mëngjes, nuk pres ndonjë gjë shumë dramatike. Kemi vazhduar me doganë sepse na kanë borxh shumë, ai është i sigurt se do të paguajnë”, tha Trump për shtypin përpara se të nisej nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago për në Uashington.
Republikani vazhdoi të kundërshtojë Kanadanë në veçanti, duke theksuar se fqinji verior i vendit të tij nuk i lejon bankat të operojnë në tregun e tij. Trmpu tha gjithashtu se ata janë të ashpër me naftën dhe energjinë.
“Nuk lejojnë që prodhimet tona bujqësore të shiten. Në përgjithësi ka shumë gjëra që nuk i lejojnë. Dhe ne i lejojmë ata të importojnë gjithçka në vendin tonë, kjo është unike. Ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 200 miliardë dollarë në vit dhe ky është kthimi?" tha Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se tarifat nuk janë gjë tjetër veçse "një formë hakmarrjeje sepse miliona njerëz po hyjnë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja dhe ne nuk jemi të përgatitur ta lejojmë më këtë".
donald trump
Bota
3 Shkurt 2025, 07:13
B.Z
Elon Musk
SHBA - Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtetet e h...
Bota
3 Shkurt 2025, 07:19
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se administrata e tij po zhvillon bisedime me Ukrainën dhe R...
Bota
2 Shkurt 2025, 23:04
N.F
Takimi
PANAMA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha presidentit të Panamasë në një takim ballë për ballë se ...
Bota
2 Shkurt 2025, 22:53
N.F
Musk
SHBA- Miliarderi amerikan, Elon Musk ka reaguar së fundmi në postim të një përdoruesi në lidhje me pengimin fizik të...
Bota
2 Shkurt 2025, 22:47
N.F
Trump dhe Trudeau
KANADA- Kanadaja po i përgjigjet me tarifa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane pas vendimit të Trump ...
Bota
2 Shkurt 2025, 22:13
N.F
Hassan Nasrallah
BEJRUT- Hezbollahu njoftoi sot se do të mbajë funeralin e ish-liderit të saj, Hassan Nasrallah më 23 shkurt. Nasr...
Bota
2 Shkurt 2025, 22:01
N.F
Protestat
GJERMANI- Në shumë qytete të Gjermanisë kanë protestuar kundër bashkëpunimit me AfD qindra mijëra njer&eu...
Bota
2 Shkurt 2025, 20:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LIBAN- Një video e cila po qarkullon në media sociale ka tronditur ndjekësit ndërsa ka paraqitur rrezikun q&...
Bota
2 Shkurt 2025, 20:31
N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veri...
Bota
2 Shkurt 2025, 20:13
N.F
Nika Melia
GJEORGJI- Dy liderë të opozitës në Gjeorgji, Nika Melia dhe Gigi Ugulava janë arrestuar në protestë...