Bota

U vra në shtator nga një sulm ajror izraelit, Hezbollahu: Varrimi i ish-liderit Hassan Nasrallah do të bëhet më 23 shkurt në Bejrut!

Qassem tha se funerali duhej të shtyhej për shkak të kushteve të sigurisë dhe dy muajve të luftës së hapur midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut i cili zgjati nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit 2024.

2 Shkurt 2025, 22:13 Nga N.F
U vra në shtator nga një sulm ajror izraelit, Hezbollahu: Varrimi i
Hassan Nasrallah

BEJRUT- Hezbollahu njoftoi sot se do të mbajë funeralin e ish-liderit të saj, Hassan Nasrallah më 23 shkurt. Nasrallah u vra në fund të shtatorit nga një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit. Në një fjalim televiziv, Naim Qassem, pasardhësi i Hassan Nasrallah premtoi një funeral madhështor dhe të denjë për këtë personalitet të madh.

Qassem tha se funerali duhej të shtyhej për shkak të kushteve të sigurisë dhe dy muajve të luftës së hapur midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut i cili zgjati nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit 2024. Qassem zbuloi gjithashtu se zyrtari i lartë i Hezbollahut, Hashem Safieddine, ai kishte shërbyer për pak kohë si kreu i Hezbollahut pas vdekjes së Hassan Nasrallah, përpara se të vritej vetë disa ditë më vonë nga një sulm izraelit në fillim të tetorit.

Në të njëjtin rast do të bëhet edhe varrimi i Hashem Safieddine në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të organizatës, sqaroi ai, por ai do të varroset në vendlindjen e tij, qytetin Deir Qanun në Libanin jugor. Hassan Nasrallah do të varroset në Bejrutin jugor. Qassem njoftoi se ish-udhëheqësi i Hezbollahut ishte varrosur në një varr të përkohshëm, një praktikë e lejuar në Islamin Shiit kur një funeral nuk mund të mbahet menjëherë.

hezbollah hassan nasrallah

Sondazh

Poll