Bota

Mitsotakis tjetër mesazh për Shqipërinë: Negociatat kalojnë nga respektimi i minoritetit grek

7 Janar 2020, 20:20 Nga DOSJA
Mitsotakis tjetër mesazh për Shqipërinë: Negociatat

SHBA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur dhe një herë për minoritetin në Shqipëri, ku është shprehur se duhet mbrojtur. Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Atlantik në SHBA, Mistrotakis ka thënë se minoriteti është pjesë e integrimin europian të Shqipërisë.

Mitsotakis thotë se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë por thekson se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin grek. Këtë ia përmendi dhe Mitsotakis Ramës gjatë dy takimeve në 2019 në SHBA dhe Athinë.

Janë ende çështje që ne po përpiqemi t’i ndryshojmë. Në të njëjtën kohë kemi thënë se rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në favorin tonë. E përkrahëm vendimin në Samitin e fundit lidhur me datën për hapjen e negociatave. Por Shqipërisë ia kemi bërë të qartë që aty duhet të respektohet minoriteti grek”– u shpreh Mitsotakis.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni integrimi i shqiperise ne be kiriakos mistotakis minoriteti grek integrimi i shqiperise ne be kiriakos mistotakis minoriteti grek

Sondazh

Poll