2 Shkurt 2025, 16:51
Nga N.F
Dritan Gjika
EKUADOR- Gjykata ekuadoriane kundër korrupsionit ka dënuar me burg 8 persona dhe ka sanksionuar tre kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare të Dritan Gjikës. Gjika është në kërkim nga autoritetet ekuadoriane dhe akuzohet për skema fiktive të pastrimit të parave, trafik droge, drejtim të organizatës kriminale dhe krime të tjera.
Ai akuzohet edhe për lidhjet e tij me personalitete të larta politike në vendin latin dhe deri te zyrtarët e Gjykatës. Sipas hetimeve, Gjika vepronte mes Ekuadorit dhe Spanjës. Në shkurt të vitit që lamë pas janë sekuestruar miliona euro në cash, asete të patundshme dhe sasi droge. Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë, duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit.
Të tetë individët morën dënime nga 10-13 vite burg, ndërsa katër nga ata që u shpallën fajtorë ishin gjithashtu të dënuar për krim të organizuar, lidhur me mafian shqiptare. Në Spanjë, të dyshuarit e tjerë në këtë rast përballen me gjyqe të veçanta.
"Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan G., (Gjika) drejtonte rrjetin kriminal, së bashku me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian. Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe pasuri të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës", informon Reuters.
Nga hetimet e prokurorisë u konstatua se drejtuesi i sipërmarrjes kriminale mbetet i lirë, por të dënuarit dyshohet se janë bashkëpunëtorë në skemë. Operacioni kishte nisur dy vite më parë dhe skema u bë publike vitin e kaluar, pas një superoperacioni në Spanjë, ku doli në pah si drejtues edhe emri i Dritan Gjikës. Prokuroria kërkoi një dënim nga 10 deri në 13 vjet për tetë të pandehurit dhe që të tre kompanitë të shpërndahen dhe pasuritë e tyre të konfiskohen.
dritan gjika
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 16:07
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar. Arrestimi i shqiptarit mësohet se ...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:51
N.F
Ardian Nikulaj dhe Ruben Saraiva
LEZHË- Detaje nga marrja në pyetje e portugezit, Ruben Saraiva janë publikuar së fundmi. Sar...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:35
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane finalizoi kanë zhvilluar së fundmi një një operacion antidrogë ku është v&eu...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SELENICË- Rënia e Urës që lidh fshatin Lezhan të Sevasterin ka sjellë problematika për banor&...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:09
N.F
Foto
KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi at...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:29
r.ll
hekuran dhe asim gjoni
TIRANË- Hekuran Gjoni 74-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi goditi për vdekje me thikë d...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:16
r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemir&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:01
r.ll
aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 12:49
r.ll
aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut, ku is pasojë k...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 11:37
r.ll
pamje nga banesa e shembur
KOSOVË- Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve të cilët humbën jetën nga she...