2 Shkurt 2025, 13:16
Nga r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemirë u terrorizua nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. Dy të shpallurit në kërkim 22 dhe 27 vjeç janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.
Vijon puna intensive për kapjen e tyre
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.
U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
te shtena ne malesine e madhe
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:01
r.ll
aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 12:49
r.ll
aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut, ku is pasojë k...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 11:37
r.ll
pamje nga banesa e shembur
KOSOVË- Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve të cilët humbën jetën nga she...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:39
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- Një ambient i përshtatur si call-center, ku mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për t...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:28
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Prokuroria e Korçë ka dërguar në gjyq ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejto...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:14
r.ll
asim dhe hekuran gjoni
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 09:45
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier pas finalizimit të një operacioni policor për ka...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 08:58
r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Mal&...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si paso...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndi...