Aktualitet

U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Korçë, njëri prej tyre u përplas me një makinë të parkuar

Një prej të arrestuarve bëhet me dije se është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

2 Shkurt 2025, 15:09 Nga N.F
U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, arrestohen
Foto

KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Një prej të arrestuarve bëhet me dije se është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Tre të arrestuarit e tjerë janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

"Gjatë monitorimit të akseve rrugore,  me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur; Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur," thuhet në njoftimin e policisë.

arrestohen 4 persona në korçë

Sondazh

Poll