2 Shkurt 2025, 15:35
Nga N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane finalizoi kanë zhvilluar së fundmi një një operacion antidrogë ku është vënë në pranga një shqiptar. Operacioni kishte si qëllim goditjen e një rrjeti të trafikut të drogave të forta në të gjithë Europën. Pas operacionit u vendos në pranga një shqiptar me inicialet H.Y., i skeduar për precedentë të shumtë penalë në krime të ndryshme.
Pas arrestimit, hetuesit zbuluan edhe detaje, duke e konsideruar shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës. Aksioni është bërë nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo më 28 janar.
Shqiptari akuzohet për aktivitet kriminal për qëllime trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi të kryer nga autoritetet italiane dhe belge me koordinimin e Eurojust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale.
Operacionit iu bashkua edhe Drejtoria e Qarkut Antimafia të Firences, që çoi në çmontimin e një drejtuesi të organizatës, në importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Kolumbia. Droga zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore, duke përfshirë Antëerp (Belgjikë), Roterdam (Hollandë) dhe Le Havre (Francë), për t'u shpërndarë më pas në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t'u shitur me pakicë.
Hetimet, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, zbuluan kontaktet e drejtpërdrejta të organizatës me kartelet kolumbiane dhe kalimin tranzit të rreth 1500 kg kokainë nëpër portet evropiane. Dhe shqiptari etiketohet si kreu i saj, por hetimet janë ende në proces për të zbërthyer tërësisht funksionin dhe aktivitetin.
Gjatë operacionit, me mbështetjen e forcave policore evropiane, u sekuestruan: 667 kg kokainë në portin e Le Havre (Francë), 85 kg kokainë në Belgjikë. Nga hetimet e para u bë arrestimi i 6 personave me kombësi italiane dhe shqiptare, të kapur në flagrancë, si dhe identifikimin e shtatë personave të tjerë të përfshirë në kapacitete të ndryshme në trafikun e drogës.
H.Y., shqiptar, dyshohet se ka luajtur një rol drejtues në sistemin kriminal. Sipas hetuesve, ai ishte kreu i grupit që menaxhonte transportin e drogës dhe parave midis Belgjikës dhe Italisë. Ndaj tij ishte lëshuar edhe një urdhër-ndalimi ndërkombëtar evropian, teksa do të qëndrojë i paraburgosur në pritje edhe të ekstradimit në Belgjikë, ku do të gjykohet për krimet e kryera.
arrestohet shqiptari ne itali droge
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SELENICË- Rënia e Urës që lidh fshatin Lezhan të Sevasterin ka sjellë problematika për banor&...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 15:09
N.F
Foto
KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi at...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:29
r.ll
hekuran dhe asim gjoni
TIRANË- Hekuran Gjoni 74-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi goditi për vdekje me thikë d...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:16
r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemir&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 13:01
r.ll
aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 12:49
r.ll
aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut, ku is pasojë k...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 11:37
r.ll
pamje nga banesa e shembur
KOSOVË- Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve të cilët humbën jetën nga she...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:39
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- Një ambient i përshtatur si call-center, ku mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për t...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:28
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Prokuroria e Korçë ka dërguar në gjyq ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejto...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 10:14
r.ll
asim dhe hekuran gjoni
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar...