Bota

Mustafa flet pas takimit me Kurtin: Do takohemi nesër, s’kemi ende marrëveshje

7 Janar 2020, 17:24 Nga DOSJA
Mustafa flet pas takimit me Kurtin: Do takohemi nesër, s’kemi ende

KOSOVË- Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë zhvilluar sot takimin e radhës. Në përfudnim të takimit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht për mediat, ku ka thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje.

Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin, por do të takohen sërish nesër. “S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Disa ditë më parë në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje dhe kryeparlamentar i vendos Glauk Konjufcën nga radhët e VetëVendosjes, edhe pse Kurti në një videomesazh për qytetarët shpjegoi se posti do t’i përkiste LDK-së. Por pasi  ka marrë ‘karrigen’ e kryeparlamentarit, Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por për asnjë moment nuk ka pasur një shenjë për marrëveshje për formimin e qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Ndërkohë negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Por që për  VV kërkon një figurë konsensuale nga të dyja palët. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv takimi kurti-mustafa albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv takimi kurti-mustafa

Sondazh

Poll