Sport

Lamtumira në lot e kapitenit Calabria…

“Do të më mungojë gjithçka, orët e fundit kanë qenë të vështira”. Mbrojtësi largohet nga Milanello drejt Bolognës.

1 Shkurt 2025, 20:06 Nga DOSJA

Lamtumira në lot e kapitenit Calabria…

ITALI - Davide Calabria nuk e mbajti dot emocionin teksa u largua nga Milanello për në Bologna: “Është e vështirë, do të më mungojë gjithçka, - janë fjalët e ish-kapitenit të Milanit për gazetarët që e përgjuan në makinë.

Unë jam i lumtur me atë që kam përjetuar këtu, jam mirënjohës për atë që kam përjetuar te Milani dhe do ta mbaj me vete përgjithmonë”.

Italiani i lindur në vitin 1996, kontrata e të cilit gjithsesi do të skadonte në qershor, e nxitoi lamtumirën e tij me kuqezinjtë për t'iu bashkuar Bolognës së Vincenzo Italiano: "Orët e fundit kanë qenë të vështira, si kur ndahesh me gruan...".

Mbrojtësi i krahut ka vendosur të largohet përgjithmonë nga “Djajtë” pesë muaj para datës së skadencës kontratës dhe të kalojë në Emilia: kuqezinjtë pritet të marrin një kompensim të vogël, Calabria do të nënshkruajë për 6 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll