Sport

Barça mund të marrë frymë: dritë jeshile për të qëndruar në Montjuïc të gjithë sezonin...

Barça dhe BSM hartojnë kontratën për të zgjatur afatin deri më 20 maj, pas anulimit të koncertit të Stones në stadiumin Olimpik.

1 Shkurt 2025, 11:40 Nga DOSJA

Barça mund të marrë frymë: dritë jeshile për

SPANJE - Barça ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Barcelonës për të vazhduar të luajë në stadiumin olimpik “Lluís Companys” deri më 20 maj. Dritë jeshile, pra, për të përfunduar sezonin në Montjuïc, në rast se nuk është ende e mundur të luhet në Camp Nou.

Klubi i Barçës mësoi këtë të enjte, se rezervimi i objektit që BSM (Shërbimet Komunale të Barcelonës) kishte nga maji për një ngjarje muzikore, me shumë mundësi nuk do të jetë efektiv.

Gjithçka tregonte se në mes të majit do të kishte një koncert të grupit muzikor të Rolling Stones në stadiumin olimpik. Pasi u përjashtua mundësia e koncertit të Stones në Evropë në maj, dera u hap që Barça të luante pjesën tjetër të sezonit, duke përfshirë edhe ‘El Clasicon’, në “Lluís Companys”. 

Barça ka lëshuar një deklaratë, ku njofton se zgjatjen e përdorimit të Montjuïc dhe, siç ka mësuar TV3, do të jetë efektive. Klubi dëshiron të theksojë se “objektivi kryesor është të luhen ndeshjet në fund të sezonit në Spotify Camp Nou”, ndaj dhe do të intensifikohen përpjekjet për të arritur këtë qëllim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2025, 10:30

Njoftim për të ardhmen e Lewandowskit!

SPANJE - FC Barcelona ka përforcuar lojtarët e saj më të mirë në dy javët e fundit me vazhdimin e Pedrit dhe Gavit, por edh...