Sport

VIDEO/ Liverpool fiton me shumë lehtësi në transfertë, përballë Bournemouthit...

Liverpool ka triumfuar 2-0 përballë Bournemouthit në kuadër të javës së 24-të në Premier League.

1 Shkurt 2025, 19:51 Nga DOSJA

VIDEO/ Liverpool fiton me shumë lehtësi në transfertë,

ANGLI - Pas vetëm gjysmë ore lojë, Liverpool kaloi në epërsi me golin e Mohamd Salah, që u realizua nga penalltia. Tetë minuta më vonë, Bournemouthi mendoi se i barazoi shifrat, mirëpo goli i Brooks u anulua për pozicion jashtë loje.

45 minutat e para përfunduan me këtë gol, ndërsa në të dytën u shënua edhe një gol tjetër. Ishte sërish Salah, ai që realizoi për Liverpoolin. Në minutën e 75-të, Curtis Jones asistoi te egjiptiani, që realizoi për 2-0, duke siguruar tri pike të vlefshme për ekipin e tij.

Liverpooli vazhdon si lider edhe pas xhiros së 24-të me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të takohet me Evertonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll