Sport

Arthur Melo tashmë ka gjetur “strehëz”: Mesfushori brazilian do të luajë për Girona...

Ish-lojtari i Juventusit është huazuar deri në fund të sezonit

1 Shkurt 2025, 12:00 Nga DOSJA

Arthur Melo tashmë ka gjetur “strehëz”: Mesfushori

SPANJE - Mesfushori brazilian, Arthur Melo, ish-lojtar i Juventusit, e ka rregulluar përfundimisht jetën e tij. Pas shumë tërheqjesh, lojtari do të huazohet te skuadra spanjole Girona deri në fund të sezonit.

Marrëveshja midis dy palëve përfshin një ndarje të pagesave dhe një opsion blerjeje.

Kujtojmë se ditët e fundit u fol për mundësinë që mesfushori të shkonte te Santos, pas mikut të tij Neymar. Megjithatë, lojtari preferoi të qëndronte në Kontinentin e Vjetër, duke zgjedhur të luante në La Liga.

Arthur Melo nuk ka luajtur që nga fundi i sezonit 2023/24, kur veshi ngjyrat e Fiorentinës, por pa luajtur asnjë minut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2025, 10:30

Njoftim për të ardhmen e Lewandowskit!

SPANJE - FC Barcelona ka përforcuar lojtarët e saj më të mirë në dy javët e fundit me vazhdimin e Pedrit dhe Gavit, por edh...