Sport

Durán zyrtarisht i bashkohet Al Nassr: nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë i Sauditëve...

Klubi ku luan Cristiano Ronaldo, pagoi 77 milionë euro për Aston Villa

1 Shkurt 2025, 11:30 Nga DOSJA

Durán zyrtarisht i bashkohet Al Nassr: nënshkrimi i dytë

ARABIA SAUDITE - Sulmuesi kolumbian Jhon Durán u bë nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në futbollin e Arabisë Saudite të premten, duke iu bashkuar Al Nassr-it të Cristiano Ronaldos në ligën saudite.

Durán, vetëm 21 vjeç, u largua nga Aston Villa në Angli, dhe iu bashkua në Al Nassr, deri në vitin 2030, me klubin e Riadit, që pagoi 77 milionë euro për nënshkrimin e tij, një vlerë kjo e tejkaluar në Arabinë Saudite vetëm nga braziliani Neymar, kur iu bashkua Al Hilalit për 90 milionë në 2023/24, i ardhur nga Paris Saint-Germain.

Jhon Durán bëhet kështu lojtari i dytë më i shtrenjtë në Arabinë Saudite dhe lojtari me transfertën më të lartë të një futbollisti kolumbian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2025, 10:30

Njoftim për të ardhmen e Lewandowskit!

SPANJE - FC Barcelona ka përforcuar lojtarët e saj më të mirë në dy javët e fundit me vazhdimin e Pedrit dhe Gavit, por edh...