Bota

VIDEO/ Tjetër tragjedi ajrore në SHBA, rrëzohet një avion mjekësor me 6 persona në bord në Pensilvani, mes viktimave pacientja 12-vjeçare

Sipas mediave të huaja, avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave.

1 Shkurt 2025, 07:57 Nga M.B
VIDEO/ Tjetër tragjedi ajrore në SHBA, rrëzohet një avion
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një avion mjekësor me 6 persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia të premten. Sipas mediave të huaja, avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave. Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.

Mësohet se 12-vjeçarja në bordin e avionit kishte marrë kujdes mjekësor në SHBA dhe po kthehej në Tijuana, në Meksikë. Gjithashtu bëhet me dije se vajza shoqërohej nga nëna e saj ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek, deklaroi zëdhënësi.

“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance për NBC.

Avioni u ngrit nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias rreth orës lokale 18:30 dhe u rrëzua më pak se 6.4 km larg, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA). FAA tha në një deklaratë se aeroplani po udhëtonte drejt ishte Aeroportit Kombëtar Springfield-Branson në Misuri. Në fillim, agjencia tha se dy persona ishin në aeroplan, por më vonë zbuluan se ishin gjashtë. Rrëzimi i avionit vjen vetëm dy ditë pas një tragjedie tjetër në SHBA ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC. Nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar.


 

pensilvania

Sondazh

Poll