Bota

Zbulohet një rast i ri me virusin Mpox në Britaninë e Madhe, situata mbetet nën kontroll

Agjencia qeveritare tha se rreziku për popullatën mbetet i ulët. Varianti clade lb është një formë e re e virusit që lidhet me një emergjencë shëndetësore globale të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në gusht.

31 Janar 2025, 22:22 Nga E. D
Zbulohet një rast i ri me virusin Mpox në Britaninë e Madhe,
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) njoftoi këtë të premten se një rast tjetër i variantit mpox, kladi lb, është zbuluar në Angli, duke e çuar në tetë numrin e rasteve të konfirmuara në vend që nga tetori i vitit të kaluar.

Agjencia qeveritare tha se rreziku për popullatën mbetet i ulët. Varianti clade lb është një formë e re e virusit që lidhet me një emergjencë shëndetësore globale të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në gusht.

UKHSA tha se rasti i ri  i zbuluar në Londër tek një pacient që kishte kthyer kohët e fundit nga Uganda, ku ka transmetim komunitar të variantit dhe se nuk kishte lidhje me rastet e mëparshme të identifikuara në Angli.

"Në kontekstin e shpërthimit në pjesë të Afrikës, ne presim të shohim rastet e rastësishme të importuara të clade Ib mpox në MB," shtoi UKHSA.

ukhsa mpox kladi lb angli

Sondazh

Poll