1 Shkurt 2025, 07:54
Nga M.B
Ky kombinim i fotografive i krijuar më 31 janar 2025 tregon pengjet izraelite Yarden Bibas, majtas, Ofer Kalderon dhe Keith Siegel, djathtas, të cilët janë mbajtur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
LINDJE E MESEM- Grupi militant i Hamasi njoftoi dhe Izraeli e konfirmoi identitetin e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën bazuar në marrëveshjen e armëpushimit për ndëprerjen e luftimeve më shumë se 15 muajshe në Rripin e Gazës. Marrëveshja parashikon gjithashtu shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë. Izraeli ka rënë dakord të lirojë 90 të burgosur të shtunën, shkëmbimi i katërt i këtij lloji.
Pengjet që do të lirohen të shtunën janë Yarden Bibas, 35 vjeç, i cili u mor nga vendbanimi Nir Oz gjatë sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, së bashku me bashkëshorten e tij, Shiri, dhe dy djemtë e tyre të vegjël, Arielin, 5 vjeç, dhe Kfirin, 2 vjeç. Të shtunën do të lirohet edhe shtetasi amerikano-izraelit Keith Siegel, 65 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut, i cili u mor peng nga vendbanimi Kfar Aza së bashku me bashkëshorten e tij, Aviva Siegel, e cila u lirua në nëntor të vitit 2023.
I treti u identifikua si pengu izraelit francez Ofer Kalderon, 54 vjeç, i cili u kap nga militantët e Hamasit në vendbanimin Nir Oz së bashku me dy fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja e tij, Hadas Kalderon, gjithashtu u mor peng, por u lirua me fëmijët e tyre në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve në vitin 2023. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore.
Hamasi liroi të enjten tetë pengje, duke përfshirë tre izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë. Më vonë gjatë ditës, Izraeli liroi 110 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 32 militantë që vuanin dënime më burgim të përjetshëm për sulmet vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.
Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit, më shumë se 423,000 palestinezë janë kthyer në Gazën veriore. Ushtria izraelite i urdhëroi ata të largoheshin nga territori në fazat më të hershme të luftës Izrael-Hamas në tetor të vitit 2023.
Në një konferencë për shtypin të premten në Gjenevë, Programi Botëror i Ushqimit, një organizatë e OKB-së për ndihmat ushqimore, dha hollësi mbi përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza. Drejtori i i kësaj organizate për Rripin e Gazës, Antoine Renard u tha gazetarëve se agjencia ka dërguar më shumë se 32,000 tonë ushqime në Gaza që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit më 19 janar.
Lufta në Gazë filloi me sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 ndaj Izraelit, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe rrëmbimin e 250 pengjeve. Kundërofensiva e Izraelit në Gazë shkaktoi vdekjen e të paktën 47,400 personave, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Ministria izraelite thotë se kjo shifër përfshin 17,000 militantë./ VOA
lindje e mesme
Bota
1 Shkurt 2025, 07:49
M.B
Richard Grenell dhe Nicolas Maduro
VENEZUELA- I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro p...
Bota
1 Shkurt 2025, 07:31
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar...
Bota
1 Shkurt 2025, 07:20
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e par&e...
Bota
31 Janar 2025, 22:47
M.B
Suni Williams
SHBA- Astronautja e NASA-s, Suni Williams, ka vendosur një rekord si gruaja me më shumë orë qëndrimi jashtë...
Bota
31 Janar 2025, 22:43
B.Z
Grenell, Maduro
VENEZUELË - I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, do të takohet të premten në Venezuelë me ...
Bota
31 Janar 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) njoftoi këtë të premten se një ...
Bota
31 Janar 2025, 22:17
M.B
Kay Nietfeld
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim ...
Bota
31 Janar 2025, 22:01
M.B
Kay Nietfeld
GJERMANIA- Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten ...
Bota
31 Janar 2025, 21:55
E. D
foto ilustruese
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt së fundmi ka dhënë një konferenc&e...
Bota
31 Janar 2025, 21:55
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja...